Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bloomberg e pranon se ekipi i tij shfrytëzoi punëtorët e burgjeve

Kandidati presidencial në SHBA, Michael Bloomberg, ka thënë se stafi i tij në mënyrë të pavetëdijshme i ka shfrytëzuar punëtorët e burgjeve për të telefonuar votuesit në emër të tij.

Miliarderi demokrat ka thënë se i kishte ndërprerë lidhjet me një kompani, e cila operon me dy qendra thirrjesh në burgje shtetërore, transmeton KTV. Sipas Bloombergut, ai mori vesh për shfrytëzimin e asaj kompanie vetëm pasi mori një telefonatë nga një reporter. Ai hyri në garën zgjedhore në muajin nëntor.

“Nuk e mbështesim këtë praktikë dhe po sigurohemi që kjo të mos përsëritet”, ka thënë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.

Sipas Forbes-it, pasuria e Bloombergut kap shifrën e 52 miliardë dollarëve dhe është 17 herë më e lartë se pasuria e presidentit Trumpit.