Ish-kryebashkiaku i New Yorkut dhe kandidati për nominimin presidencial të Partisë Demokratike, Mike Bloomberg do t’i shpenzojë të paktën 100 milionë dollar për ta mbështetur Joe Bidenin në Floridë, në përpjekje për neutralizimin e injektimit të parave të gatshme nga Donald Trump.
“Votimi nis më 24 shtator në Floridë, kështu që nevoja për injektimin e kapitalit në atë shtet është urgjente”, ka thënë për “The Ëashington Post” këshilltari i Bloombergut, Kevin Sheekey.
“Mike beson që përmes investimit të tij në Floridë, resurset e fushatës dhe të partisë do të mund të përdoren në shtetet tjera, në veçanti në Pennsylvania”.
Në fillim të kësaj jave, Trumpi u kishte thënë gazetarëve se ka mundësi që ai t’i shpenzojë paratë e veta për fushatë.
-
Bloombergu tërhiqet nga gara presidenciale, i ofron mbështetje Bidenit
-
Bloomberg paralajmëron të shpenzojë 1 miliard dollarë për të mundur Trumpin në presidencialet
-
Bloomberg i hyn garës për president, për ta mposhtur Trumpin e rindërtuar Amerikën
-
Trump dhe Biden mbajnë tubime në shtetin kritik të Floridës
-
Trumpi e Bideni apelojnë te votuesit në Florida që të dalin në votime