Miliarderi dhe ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, i ka dhënë fund fushatës së tij presidenciale të mërkuren, duke ia ofruar mbështetjen Joe Bidenit, në garën e demokratëve që e vendos personin që do të përballet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.
“Nuk ka më ndonjë mundësi për ta siguruar nominimin e demokratëve”, ka bërë të ditur Bloombergu përmes një deklarate, teksa ka dështuar që të sigurojë ndonjë fitore bindëse në debutimin e tij zgjedhor, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Duke e mbështetur Bidenin, Bloombergu ka thënë: “Do të punoj për ta bërë atë president të ardhshëm të SHBA-së”.
Largimi i Bloombergut i jep fund një strategjie të re zgjedhore, teksa ai kishte hequr dorë nga kandidimi në katër shtetet e para që votuan, duke u fokusuar në vend të tyre në garën e të së martes.
-
Bloombergu do t’i shpenzojë 100 milionë dollarë për ta ndihmuar Bidenin ta mposhtë Trumpin në Floridë
-
Bloomberg paralajmëron të shpenzojë 1 miliard dollarë për të mundur Trumpin në presidencialet
-
Bloomberg i hyn garës për president, për ta mposhtur Trumpin e rindërtuar Amerikën
-
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut sfidon Trumpin në zgjedhjet presidenciale 2020
-
Bideni shpjegon pse u tërhoq nga gara për president