Demokratët që po tentojnë të fitojnë nominimin e partisë së tyre në garën për president, janë fokusuar në miliarderin, Mike Bloomberg gjatë debatateve të para zgjedhore në Las Vegas dhe Nevada, duke ia rikujtuar Bloombergut deklaratat e mëparshme për racën dhe gjininë.
Kjo ngjarje është zhvilluar pak para rretheve të para zgjedhore që do të mbahen në Nevada.
Ky ka qenë debati i parë i 78-vjeçarit Bloomberg, teksa tenton të fitojë nominimin, transmeton REL.
Bloomberg, ish-republikan, ka themeluar dhe udhëhequr kompaninë, Bloomberg News, ndonëse ka hequr dorë nga udhëheqësia pasi ka fituar pozitën e kryetarit të Nju Jorkut për tri mandate.
Senatori Bernie Sanders ka kritikuar politikat e Bloombergut si kryetar i Nju Jorkut, duke thënë se ato kanë shënjestruar “afrikano-amerikanët dhe latinët në mënyrë të turpshme”.
Senatorja Elizabeth Warren e ka konsideruar Bloombergun “miliarder që i konsideron njerëzit gjerësi dhjamore dhe lezbiket me fytyra kuajsh”, duke iu referuar deklaratave të tij në të kaluarën.
Edhe
Sanders: Bloomberg po kërkon të blejë zgjedhjet
Kritikët kanë vlerësuar se debati është fokusuar krejtësisht në çështje të politikës së brendshme në Shtetet e Bashkuara, dhe se asnjëri prej tyre nuk ka përmendur agjendën e jashtme politike.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në nëntor të këtij viti.
-
Bloombergu do t’i shpenzojë 100 milionë dollarë për ta ndihmuar Bidenin ta mposhtë Trumpin në Floridë
-
Bloombergu tërhiqet nga gara presidenciale, i ofron mbështetje Bidenit
-
Shtatë kandidatë demokratë për president amerikan debatojnë sonte në Karolinën e Jugut
-
Warren e Sanders kundër financimit të fushatave nga miliarderët