Demonstruesit anti-qeveritarë në Hungari bllokuan njërën prej rrugëve kryesore të kryeqytetit Budapest në kohën e pikut në trafik në kuadër të serisë së protestave kundër ndryshimeve të fundit të kodit të taksave. Turma, e përbërë kryesisht nga korrierë ushqimi me biçikleta dhe skuterë, bllokuan trafikun në dy anët e urave kryesore mbi Lumin Danub në Budapest.
Shumë demonstrues ishin sipërmarrës të pavarur të prekur prej ndryshimeve të aprovuara javën e kaluar në Parlament. Protestuesit besojnë se ndryshimet do të rezultojnë me ngritje taksash ose humbje të vendeve të punës. Vala e demonstratave ka nisur të marrë karakter anti-qeveritar prejse nisi më 12 korrik. Pothuajse përnatë, mijëra protestues kanë sfiduar policinë duke marshuar përgjatë qendrës së Budapestit.
Ata po bllokojnë rrugët dhe nyjat kryesore, duke kërkuar tërheqjen e ndryshimeve ligjore. Qeveria e kryeministrit Viktor Orban po përdor shumicën parlamentare të partisë Fidesz për të kaluar ligje që shkaktojnë edhe pakënaqësi publike.
-
Protestuesit bllokojnë trafikun në Hungari në kundërshtim të ligjit që ndalon Paradën e Krenarisë
-
Mijëra marshues në mbështetje të Orbanit në Budapest
-
Dhjetëra mijëra protestues në Budapest kundër Viktor Orbanit
-
Protesta masive kundër Orbanit në Hungari
-
BE-ja paralajmëron masa kundër ligjit të Hungarisë për “sovranitetin”