Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta masive kundër Orbanit në Hungari

Mijëra hungarezë të premten protestuan në Budapest në tubimin më të madh kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban në vitet e fundit. Protestat u nxitën nga një skandal që përfshinte faljen e një burri të dënuar për abuzim seksual.

Orban, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, është përpjekur të minimizojë skandalin që rrëzoi dy nga aleatët e tij kryesorë politikë, presidenten Katalin Novak dhe ish-ministren e Drejtësisë, Judit Varga.

Ndërsa trazirat nuk përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për pushtetin e Orbanit, pasi zgjedhjet më 2026 janë ende shumë larg, lëvizja vjen përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor, ku partia e tij shpreson të përfitojë nga rritja e mbështetjes së ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën.

Zbulimi që një burrë i dënuar për abuzim seksual u fal shkaktoi protestë publike dhe nëntë influencues, përfshirë këngëtarin jashtëzakonisht të njohur Azahriah, bënë thirrje për protestë në “Sheshin e Heronjve” në Budapest.

Motivet pas faljes së burrit që ndihmoi në fshehjen e abuzimit seksual në një shtëpi fëmijësh, që çoi në dorëheqjen e presidentes, mbeten të paqarta.

Edhe Prokuroria hungareze bastis zyrën e partisë së Orbanit Botë 4 d. më parë Prokuroria hungareze bastis zyrën e partisë së Orbanit

Nga qeveria e Orbanit ka thënë se me dorëheqjen e Novakut dhe Vargas e kanë konsideruar si çështje të mbyllur.