Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar të shtunën një bisedë telefonikle me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, me të cilin diskutoi "shqetësimet akute dhe të përbashkëta se Rusia mund të marrë në konsideratë nisjen e agresionit të mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës në ditët në vijim" dhe kërkoi një zgjidhje diplomatike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Telefonata vjen vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin të flasin me telefon, dhe pasi Departamenti i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e shumicës së stafit të ambasadës së tij në Ukrainë.
“Sekretari e bëri të qartë se një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeti e hapur, por kjo do të kërkonte që Moska të deskalojë dhe të angazhohet në diskutime me mirëbesim”, ka thënë Price.
Rusia ka vazhduar të rrisë praninë e saj përgjatë kufijve të Ukrainës ditët e fundit dhe Blinkeni "përsëriti se nëse Moska ndjek rrugën e agresionit dhe pushton më tej Ukrainën, do të rezultonte në një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar transatlantike.
-
Blinkeni flet me Lavrovin në telefon, kërkon që Rusia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit
-
Blinken dhe Kuleba i kërkojnë Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
-
Blinken shpreson që ofensiva ukrainase do të detyrojë Putinin të negociojë