Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken: Wagneri po shikon të përfitojë nga jostabiliteti në Niger

Grupi mercenar rus Wagner po “përfiton” nga jostabiliteti në Niger, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, për BBC.

Shteti është duke u udhëhequr nga junta pas rrëzimit të presidentit Mohamed bazoum afro dy javë më parë.

Ka pasur raportime se personat prapa puçit kanë kërkuar ndihmë nga grupi mercenar Wagner, që dihet se është prezent në shtetin fqinj Mali.

Blinken ka thënë se nuk beson se Rusia apo Wagneri nxiti grushtshtetin në Niger.

Megjithatë, SHBA-ja është e shqertësuar se grupi “ndoshta do të shfaqet” në rajonin e Sahelit.

“Mendoj se kjo që ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë në Niger nuk është nxitur nga Rusia apo Wagneri, por ata u përpoqën të përfitonin nga situata. Çdo vend ku ka shkuar grupi Wagner ka pasur vdekja, shkatërrimi dhe shfrytëzimi. Pasigurua ka shkuar lartë”, tha Blinken.