Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se administrata Biden është duke e vëzhguar “me shumë kujdes” situatën mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, por është e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së Izraelit, raporton agjencia “AP”.
Duke folur të martën para takimit me ministrin e Jashtëm të Marokut, Blinken nuk adresoi kërcënimin e Izraelit ndaj një sulmi potencial me raketa balistike iraniane.
“SHBA-ja është e përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Ne po i vëzhgojmë zhvillimet me shumë kujdes”, tha Blinken.
Artikuj të ngjashëm
-
Blinken: Ka shqetësime në Azi për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme
-
SHBA-ja kërkon parandalimin e përshkallëzimit Izrael-Hezbollah
-
SHBA-ja i paralajmëron Izraelin dhe Iranin ndaj përshkallëzimit të konfliktit
-
Blinken për sulmin ndaj Iranit: S’jemi të përfshirë
-
Blinken: SHBA-ja nuk do luftë me Iranin, por do ta mbrojë veten