Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Beograd në vitin 2022.
"Liria e tubimit paqësor dhe e shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë zotimin e saj për të pritur Paradën e Krenarisë. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut", shkroi Blinken në Twitter të mërkurën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditëve të fundit ka njoftuar se Parada e Krenarisë, që ishte planifikuar për në shtator, nuk do të mbahet.
Parada e Krenarisë është planifikuar të organizohet nga data 12 deri më 18 shtator dhe kjo datë dihet prej dy vitesh. Por, presidenti i Serbisë tha se kjo ngjarje nuk do të mbahet për shkak se vendi aktualisht është në një situatë të vështirë.
“Nuk mundemi në këtë moment kur kemi edhe Ballkanin e Hapur edhe krizën në Kosovë që nuk do të zhduket së paku deri në fund të tetorit, nuk kemi ku të shkojmë”, deklaroi ai.
Organizatorët e Paradës së Krenarisë njoftuan më pas se eventi do të mbahet sipas planit dhe ftuan të gjithë pjesëmarrësit të mblidhen para Kuvendit Kombëtar më 17 shtator.
-
Vuçiqi e ndalon Paradën e Krenarisë në Beograd: Duhet të merremi me Kosovën
-
“Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve
-
Vuçiqi ende s’ka vendosur për ftesën e Putinit për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it
-
O’Brien të shtunën takon udhëheqësit e Serbisë
-
Blinken: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialog