Qeveria e Sllovakisë ra të enjten mbrëma, pas një votëbesimi në Parlament, raportoi “TRTWorld”.
78 deputetë, nga 150 sa janë gjithsej, votuan pro rrëzimit të Qeverisë së Eduard Hegerit, që udhëhoqi një Qeveri të përbërë nga tri parti, nga prilli i 2021-s.
Votimi u iniciua nga partia kryesore e opozitës, Liria dhe Solidariteti, me arsyetimin se kostot energjisë dhe të inflacionit ishin të larta.
Koalicioni qeverisës, i përbërë nga fraksione nga liberalët dhe konservatorët, humbi shumicën në shtator kur partia SaS u tërhoq nga pushteti, pasi lideri i saj Richard Sulik, u përplas me shefin e partisë OLANO, Igor Matoviq.
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, duhet të emërojë një kryeministër të ri për të formuar qeveri, derisa partitë në koalicion dhe opozita u shprehën pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Për të shkuar në zgjedhjen nevojiten dy të tretat e Kuvendit.
-
Sllovenia gati për bisedime koalicioni pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë
-
Parlamenti hungarez shkarkon presidentin Tamas Sulyok
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Janez Jansha, kryeministër i Sllovenisë për herë të katërt
-
Dorëhiqet kryeministrja e Letonisë, Evika Silina