Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Sllovaki zgjedhjet pritet t’i fitojë politikani që është kundër Kosovës

Sllovakët këtë fundjavë do të votojnë në zgjedhje të parakohshme pas rënies së ish-qeverisë së qendrës së djathtë.

Kryesuese në shumicën e sondazheve është partia populiste SMER e Robert Ficos, i cili ka premtuar se do t’i japë fund mbështetjes ushtarake sllovake për Ukrainën. Ai njihet me qëndrime pro-ruse. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak më 2018.

Fico shërbeu si kryeministër i Sllovakisë nga viti 2006 deri më 2010 dhe nga 2012 deri më 2018. Ai ka deklaruar herë pas here se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Sllovakia është një nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

“Nëse SMER hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë municion në Ukrainë”, ka thënë ai së fundmi në një tubim.

Kërcënimi ka vënë këmbanat e alarmit në kryeqytetet perëndimore, megjithatë jo për të gjithë.

Bratislava ka qenë një aleat besnik dhe i palëkundur, duke furnizuar Kievin me raketa dhe helikopterë tokë-ajër, madje duke dhuruar të gjithë flotën e saj avionëve luftarakë MiG-29 që s’i kishte në përdorim. Por, sipas analistëve, tani Sllovakia nuk ka shumë për të dhënë.