Italia ka regjistruar sot 12.694 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndërkohë që dje ishin 15.370.
Sot u regjistruan gjithashtu 251 viktima nga 310 një ditë më parë.
Siç është njoftuar, në 24 orët e fundit janë kryer 230.116 teste. Të shtunën ishin 331.734 teste.
“Në këtë fazë duhet të mbajmë dy fjalë së bashku: besim dhe maturi. Ne kemi hyrë në një fazë tjetër falë fushatës së vaksinimit. Të dhënat na tregojnë për një fazë tjetër, por nuk do të ketë një fazë ‘x’ ku të gjitha masat do të zhduken”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Itali bie numri i të vdekurve dhe i rasteve me COVID-19
-
Italia regjistron 251 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Italia regjistron 299 të vdekur dhe mbi 11 mijë të infektuar me COVID-19
-
Në Itali 499 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, afro 13 mijë raste të reja
-
Italia regjistron 504 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit