Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Itali 499 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, afro 13 mijë raste të reja

Në Itali janë regjistruar 499 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Shifra e të vdekurve është më e ulët se ajo e një ditë më parë, kur ishin regjistruar 634 të vdekur.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 12.756 raste të reja me koronavirus.