Italia ka regjistruar 27 mijë e 354 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 504 pacientë të infektuar me koronavirus.
Autoritetet kanë bërë me dije se gjatë së dielës janë testuar 152 mijë e 663 persona. Italia është vendi i parë perëndimor që ishte goditur nga pandemia e koronavirusit, ndërsa deri tani ka regjistruar 45 mijë e 733 të vdekur. Deri më tani ka regjistruar mbi një milion të infektuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo