Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni synon ta vendosë aktivisten kundër skllavërimit Harriet Tubman, në 20 dollarësh

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do kërkojë ta çojë përpara planin për ta bërë aktivisten kundër skllavërimit, Harriet Tubman fytyrën e 20 dollarëshit.

Një para që mban Tubmanin, e cila kishte lindur skllave diku në vitin 1820, fillimisht do bëhej në vitin 2020.

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka thënë se Tubman do ta zëvendësonte presidentin Andrew Jackson, i cili ishte skllavopronar.

Kjo përpjekje ishte shtyrë nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili e quajti si “korrektësi e pastër politike.”

Ndërsa tani presidenti Joe Biden ka ringjallë projektin, dhe i ka thënë gazetarëve se Thesari është duke “eksploruar mënyra për të shpejtuar” procesin.

Edhe Heroina kundër skllavërisë amerikane, Harriet Tubman, në kartmonedhë 20 dollarëshe Kuriozitet Heroina kundër skllavërisë amerikane, Harriet Tubman, në kartmonedhë 20 dollarëshe

Ky veprim do ta bënte zonjën Tubman afro-amerikanen e parë që do të shfaqej në një kartëmonedhë amerikane dhe gruan e parë për më shumë se 100 vjet.

"Është e rëndësishme që shënimet tona, paratë tona të pasqyrojnë historinë dhe larminë e vendit tonë, dhe imazhi i Harriet Tubman që jep kartëmonedhën e re prej 20 $ do të pasqyrojë sigurisht atë," tha Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të hënën .