Amerikanët dhe të tjerët së shpejti do të kenë një kartëmonedhë në portofolin e tyre me imazhin e një heroine kundër skllavërisë dhe jo të një presidenti amerikan të stampuar në të.
Bëhet fjalë për Araminta Ross, e lindur në 1822 në Maryland dhe qw vdiq më 1913. Ajo është e njohur më shumë si Harriet Tubman, një aktiviste në luftën kundër skllavërisë.
Pas ndalimit të nismës nga Donald Trump, e kërkuar nga Barack Obama, për kartëmonedhën kushtuar Tubman, Joe Bideni ka ringjallur iniciativën për afro-amerikanen e njohur. Fytyra e saj do të stampohet në kartëmonedha 20 dollarëshe që do të qarkullojnë në vend dhe që ka marrë dritën jeshile nga Rezerva Federale.
Harriet Tubman do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në një kartëmonedhë amerikane. \ a2news
-
Bideni synon ta vendosë aktivisten kundër skllavërimit Harriet Tubman, në 20 dollarësh
-
Hyjnë në qarkullim kartëmonedhat me Mbretin Charles
-
Në kartëmonedhën australiane nuk do ketë më monark
-
Para 159 vitesh SHBA-ja lëshoi për herë të parë në qarkullim dollarin
-
“DoMore” fushata më e re kundër racizmit në Australi