Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni para sfidës kryesore

Bideni duhet të bëjë gjithçka për t’i bërë qaren planit për betejën ndaj Omicronit – këtë duhet ta bëjë menjëherë. Është e qartë se SHBA-ja është në një pikë kthese dhe nëse nuk veprohet me saktësi, mund të gjendet para një situate të rëndë me vdekje dhe numër të madh të të infektuarve. Ky është momenti kur një lidership i fuqishëm i presidentit mund të luajë një rol vendimtar se si do të shkëlqejë SHBA-ja si komb.

Ka nisur të ngjajë në marsin e 2020-s sërish. Në New York, lajmet për rritje të infektimeve, anulimet e performancave, mbylljet e restoranteve dhe kalimi në mësimin online, po i rikthejnë kujtimet nga ditët e para të pandemisë. Pritje të gjata jashtë qendrave të testimit. Tani duket se shumë njerëz në New York e njohin të paktën dikë që ka dalë pozitiv në testim ditëve të fundit.

Variantet e COVID-19 po godasin botën. Në shumë pjesë të botës, po shihen shpërthime të reja, me sinjalet që dalin nga Danimarka dhe Britania e Madhe, sidomos me rritjen e rasteve me COVID-19. Gati dy vjet që kur ka nisur pandemia, njerëzit kanë nisur të humbin durimin, pasi qëllimi i futjes nën kontroll s’po arrihet.

Ky, sipas një analize nga CNN, konsiderohet të jetë testi më i madh i lidershipit me të cilin është përballë presidenti amerikan, Joe Biden. Me premtimin në fushatë se do të tejkalojë krizën shëndetësore më lehtë se pararendësi, Bidenit tani i duhet të marrë masa.

Përderisa ka gjëra të sigurta që Bideni s’mund t’i kontrollojë, kjo analizë ka renditur çështjet që thotë se Bideni mund ta tregojë lidershipin e tij të fuqishëm. Këtu përfshihen:

Mbështetja në shkencë

Edhe Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës Botë 1 j. më parë Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës

Mbështetja në shkencë dhe komunikimi i qartë: Një nga kritikat më të mëdha ndaj administratës Trump ishte se ekspertiza shkencore shpeshherë mori ulësen pas politikës. Në ditët e para të pandemisë, Trumpi u shpreh se situata s’është e rrezikshme dhe se trajtimi nuk ka fort bazë në shkencë. Tani Bidenit i është bërë thirrje të mos veprojë njëjtë. Atij i kërkohet të aktivizohet qetë dhe qartë për të ndaluar ngritjen e kurbës. Shkenca është ajo që do të kthejë normalitetin, është thirrja që e ndjek atë.

Thirrja për vaksinimin përforcues

Vaksinat mbesin mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve nga COVID-19. Ato shpëtojnë jetë dhe ndihmojnë në tejkalimin e ngarkesës nëpër spitale të stërlodhura tashmë. Me rezervat aktuale, mund të parandalohen edhe variantet e ardhshme. Edhe pse Bideni është lider që ka pasur goxha arritje me sistemin e vaksinimit, kjo s’mjafton. Ai duhet t’ia shtojë rëndësinë vaksinimit, sidomos dozës shtesë që po konsiderohet tash shpëtim ndaj variantit më të ri.

Testimi më i qasshëm

Programi i testimit të shpejtë në SHBA s’është i mjaftueshëm. Përderisa administrata ka ndihmuar në përshpejtimin e miratimit të testeve rapide edhe nëpër shtëpi, duhet bërë edhe më shumë. Në disa shtete evropiane testimi rapid është edhe më i lehtë, më i gjithanshëm dhe më i lirë ose falas. Në SHBA ende kushton shtrenjtë. Presidenti duhet të sigurohet se testet në shtëpi janë lehtë të qasshme.

Edhe Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës Lifestyle 4 j. më parë Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës

Të mbahen gjërat hapur e sigurt

Në shumicën e kohës më 2020, debati për COVID-19 kaloi në fokusin nëse duhet të mbyllen apo të lihen hapur bizneset. Secili opsion kushtonte. Të mbahen hapur bizneset sillte rrezikun nëse mund të ketë shpërthime e tejngarkim të spitaleve. Mbyllja e gjërave, gjithsesi, shkaktonte shtrëngime në ekonomi, mirëqenie, edukim e shëndet mental. Këtu duhet të tregohet lidershipi i fuqishëm politik, duke punuar me shkencën e të luhet rol kyç në muajt në vijim. Bideni duhet të gjejë mesin e artë, duke i lejuar hapjen e bizneseve dhe shkollave e të funksionohet në mënyrë të sigurt. Kjo përfshin përdorimin e maskës, ruajtjen e distancës e përdorimin e hapësirave të jashtme.

Spitalet dhe hulumtimet

Qeveria federale ka kapacitetin për të shpenzuar siç s’ka asnjë institucion tjetër. Në historinë e Amerikës është parë se ky investim ka pasur gjithmonë efekt. Gjatë Luftës së Ftohtë, Qeveria me paratë e veta financoi modernizimin e universiteteve hulumtuese dhe i përkrahu nxënësit që donin të zhvilloheshin për zbulime të mëdha. Teknologjia s’do të kishte këtë hov tash pa përkrahjen masive të Qeverisë. Më së fundi, paratë që administrata e Trumpit i ndau për zhvillimet e teknologjisë dhe mjekësisë për të prodhuar vaksina treguan rezultat.

Edhe Demokratët në Samitin në Munih do t’i kërkojnë Evropës t’i kundërvihet Trumpit Botë 5 muaj më parë Demokratët në Samitin në Munih do t’i kërkojnë Evropës t’i kundërvihet Trumpit

Investimet masive dhe të shpejta janë të domosdoshme tash. Pos kësaj, përshpejtimi i hulumtimit për të detektuar variantet e reja, përkrahja për spitalet është esenciale. Që kur Omicroni është më i mirë se tjerët për të shmangur dy doza vaksinash, do të jetë kyçe për spitalet që të kenë burimet për të vazhduar me operimet. Do të jetë faktor kyç për luftën në muajt e ardhshëm.

Bideni duhet të bëjë gjithçka për t’i bërë qarën planit për betejën ndaj Omicronit – këtë duhet ta bëjë menjëherë. Është e qartë se SHBA-ja është në një pikë kthese dhe nëse nuk veprohet me saktësi, mund të gjendet para një situate të rëndë me vdekje dhe numër të madh të të infektuarve. Ky është momenti kur një lidership i fuqishëm i presidentit mund të luajë një rol vendimtar se si do të shkëlqejë SHBA-ja si komb.