Presidenti amerikan, Joe Biden, është pritur të shtunën në mesditë nga presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, raporton CNN.
Bideni u prit me nderime shtetërore nga homologu i tij polak, teksa të dy presidentët parakaluan para gardës polake nën tingujt e himneve të të dyja shteteve.
Takimi Biden-Duda po zhvillohet pak pas takimit që presidenti amerikan ka pasur me liderë të Ukrainës, në mesin e cilëve edhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Më vonë gjatë ditës së shtunë parashihet që Bideni t’i vizitojë edhe refugjatët ukrainas në kufirin Poloni-Ukrainë.