Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Joe Bideni takohet me presidentin polak, Andrzej Duda

Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke zhvilluar një takim me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në Varshavë.

Vizita e Bidenit në Poloni vjen një ditë pas qëndrimit të tij në Kiev të hënën, një vizitë të cilën Bideni e ka mbajtur të fshehtë deri në momentin e arritjes në kryeqytetin ukrainas.

Bideni pritet të mbajë një fjalim në Varshavë gjatë ditës më vonë.