Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur pro një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve në Gaza, pas tetë ditës dhune. Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se SHBA-ja po punon me Egjiptin dhe vendet tjera për ndalimin e luftimeve.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Bideni “inkurajoi Izraelin që të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”, shkruan BBC.
“Dy udhëheqësit diskutuan rreth përparimit në operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza”.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës.
Rreth 212 persona, përfshirë 61 fëmijë kanë vdekur në Gaza, dhe 10 persona përfshirë dy fëmijë kanë vdekur në Izrael.
-
Mos e minoni marrëveshjen për armëpushim në Gaza, paralajmëron Bideni
-
Hamasi i përgjigjet “pozitivisht” planit për armëpushim në Gaza
-
Bideni shpreson që armëpushimi në Gaza të arrihet deri javën e ardhshme
-
Për herë të parë, Bideni bën thirrje për “pauzë” humanitare në Gaza
-
Bideni jep detajet për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas