Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni fiton zgjedhjet paraprake në Michigan

Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është projektuar të fitojë bindshëm zgjedhjet paraprake të demokratëve në Michigan që u mbajtën të martën, përkundër pakënaqësive të mëdha lidhur me qëndrimin e tij për luftën në Gaza, raporton “BBC”.

Aktivistët në javët e fundit u kanë bërë thirrje demokratëve të votojnë “pa përcaktuar”, që i bie se ushtrojnë të drejtën e votës në parti por të mos përcaktohen për kandidatët. Dhjetëra e mijëra vendosën ta bënin këtë.

Kjo tejkalon shumë pritje, ndonëse projeksionet e “CBS News” thonë se Bideni ka fituar 80 për qind të totalit të votave.

Ai ka falënderuar qytetarët e Michiganit “që kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet sot”.

Ai nuk ka folur për fushatën që është bërë kundër tij, por ka përgëzuar arritjet e administratës shtetërore e po ashtu ka sulmuar rivalin Donald Trump.

SHBA-ja është aleate e Izraelite, dhe po ofron miliarda dollarë ndihmë ushtarake.

Më herët këtë muaj SHBA-ja bllokoi një rezolutë në OKB që po bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Propozoi një rezolutë të veten, duke bërë thirrje për armëpushim të përkohshëm.

Qëndrimi i SHBA-së ka zemëruar shumë, përfshirë edhe ata në partinë e Bidenit, të cilët kërkojnë që presidenti të mbajë qëndrim më të fortë kundër fushatës ushtarake të Izraelit.

Trump ndërkohë është projektuar të fitojë zgjedhjet paraprake republikane në Michigan që u mbajtën të martn. Ai e quajti “ditë të madhe”.

“Do të fitojmë bindshëm”, tha Trump.

Rezultatet e deritashme nga parapraket – që partitë politike në SHBA i përdorin për të zgjedhur kandidatët për presidentë – po çojnë te një përballje e re Biden – Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Bideni kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm