Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka fajësuar aeroplanin dhe udhëtimin e gjatë për performancën e tij të dobët në debat javën e kaluar, duke u thënë gazetarëve se nuk ishte “shumë i zgjuar”, shkruan BBC të mërkurën.
“Unë nuk e dëgjova stafin tim... dhe më pas gati sa më zuri gjumi në skenë”, ka thënë ai.
Biden, 81 vjeç, u kthye për herë të fundit nga një udhëtim më 15 qershor, gati dy javë përpara debatit të 27 qershorit.
Deklaratat e presidentit vijnë mes panikut brenda partisë demokratike përpara zgjedhjeve të nëntorit për gjendjen e tij mendore dhe pasi një kongresmen nga Teksasi u bë ligjvënësi i parë demokrat në detyrë që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqej pas debatit.
Bideni pati tejet probleme gjatë debatit me kandidatin republikan Donald Trump të enjten e kaluar.
“Ky nuk është justifikim, por shpjegim”, ka thënë Biden në Virginia të martën në mbrëmje, duke iu referuar udhëtimit të tij.
Edhe
Bideni 81 vjeç: Shpesh mendjemprehtë e i fokusuar, por nganjëherë konfuz e i hutuar
Ai gjithashtu kërkoi falje për performancën dhe shtoi se ishte “kritike” që të fitonte zgjedhjet sërish.
Bideni bëri dy udhëtime në Evropë brenda dy javësh muajin e kaluar.