Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni e largon qenin e tij nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi agjentët sekretë

Komandanti, qeni i presidentit amerikan, Joe Biden, është larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi ka kafshuar agjentët dhe stafin.

Qeni ka sulmuar anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së 10 herë nga tetori i vitit të kaluar deri në janar.

Një zyrtare së fundmi kërkoi trajtim mjekësor.

Një zëdhënëse nga Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Komandanti nuk është më aty, raportoi skynews.

Nuk dihet se ku e ka dërguar qenin çifti presidencial, që iu dhurua nga vëllai i Bidenit.

Së fundmi qeni u pa të shtunën në një prej ballkoneve të Shtëpisë së Bardhë.