“Commander”, qeni i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar të paktën 24 herë agjentët e shërbimit sekret, tregojnë dokumentet e reja, shkruan BBC.
Për këtë arsye, shërbimi sekret ndryshoi taktikat duke i këshilluar agjentët “të jepnin më shumë hapësirë” rreth qenit të Bidenit, i cili është i llojit Shephard gjerman.
Paralajmërimi kishte ardhur disa muaj para se “Commanderi” të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Dokumenteve u zbuluan pas kërkesës së mediave. Ato janë redaktuar për të mbrojtur identitetin e agjentëve dhe fshehtësinë e taktikave të tyre të sigurisë.
Sipas dokumenteve, të paktën 24 kafshime kanë ndodhur midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, duke përfshirë kafshime në kyçin e dorës, parakrahun, bërrylin, belin, gjoksin, kofshën dhe shpatullën.
Dokumentet tregojnë vetëm incidentet e “Commanderit” me agjentët e shërbimit sekret, por jo edhe m të tjerë që punojnë në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe
Bideni e largon qenin e tij nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi agjentët sekretë
Kafsha shtëpiake e familjes Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, një javë pasi një agjent i shërbimit sekret kërkoi trajtim mjekësor për kafshim të rëndë.