Qeni i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka kafshuar edhe një agjent të shërbimit sekret, njofton BBC.
“Commander”, qeni dyvjeçar i racës pastor gjerman, ka sulmuar agjenti në mbrëmjen e të hënës.
Është hera e 11-të që qeni ka kafshuar një agjent sekret në Shtëpi të Bardhë apo te shtëpia e familjes Biden.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë më herët kishte fajësuar sulmet për stresin lidhur me jetesën në Shtëpinë e Bardhë.
“Commander” është më i riu nga dy qen të racës pastor gjerman që i ka familja Biden.
“Të hënën rreth orës 9, një zyrtar policor i uniformuar i shërbimit sekret ra në kontakt me kafshën shtëpiake të Familjes së Parë dhe u kafshua”, ka thënë zëdhënësi i Shrëbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
-
Qeni i Bidenit ka kafshuar të paktën 24 herë agjentët e shërbimit sekret
-
Bideni e largon qenin e tij nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi agjentët sekretë
-
Joe Biden diagnostikohet me kancer të formës agresive në prostatë
-
Shtëpia e Bardhë mbron vendimin e Bidenit për djalin e tij: Hunter u veçua politikisht
-
Deklarata e Bidenit në qershor se nuk do ta falte djalin e tij