Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të flasë të enjten me presidentin kinez Xi Jinping, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, ndërsa tensionet mes dy vendeve rriten mes raporteve se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi po planifikon një vizitë në Tajvan, shkrua CNN të mërkurën.
Telefonata mes tyre vjen në kohën kur zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së po punojnë për ta bindur Pelosin për rreziqet që mund të paraqesë udhëtimi i saj i mundshëm në një moment kur raportet midis ishullit vetëqeverisës dhe Kinës janë çdo ditë e më të tensionuara.
Pelosi po planifikon vizitën në Tajvan javën e ardhshme. Ajo ka ftuar demokratët dhe republikanët ta shoqërojnë. Nëse shkon, Pelosi do të jetë kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve që viziton Tajvanin pas çerek shekulli.
Udhëtimi i mundshëm i Pelosit po nxjerr në pah shqetësimet brenda administratës Biden lidhur me planet e Kinës për Tajvanin pasi Pekini ka rritur retorikën dhe veprimet e tij agresive ndaj ishullit muajt e fundit, duke përfshirë dërgimin e avionëve luftarakë në zonën e identifikimit të vetëshpallur të mbrojtjes ajrore të Tajvanit disa herë.
Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se këto lëvizje mund të jenë pararendëse për hapa edhe më agresivë nga Kina në muajt e ardhshëm, që synojnë të pohojnë autoritetin e saj mbi ishullin.
Edhe
Biden dhe Xi flasin në telefon për më shumë se dy orë
Lufta e Rusisë në Ukrainë vetëm sa i ka intensifikuar këto shqetësime, pasi Bideni dhe zyrtarë të tjerë të lartë shikojnë se çfarë mësimesh mund të marrë Kina nga përgjigja perëndimore ndaj agresionit të Moskës në Ukrainë.
Telefonata mes Bidenit dhe Xi ishte planifikuar para se vizita e Pelosit të bëhej publike.