Kur krerët e shteteve dhe liderët nga 21 vende të Paqësorit të nisen në San Francisko javën e ardhshme për Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të gjithë sytë do të jenë në takimin dypalësh midis presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit kinez, Xi Jinping.
Takimi kokë më kokë midis Bidenit dhe Xisë, i cili po planifikohet prej muajsh, do të jetë vetëm takimi i tyre i dytë personal në pothuajse tre vjet. Dyshja u takua në G20 në Bali një vit më parë, por një marrëveshje për të stabilizuar raportet ishte jetëshkurtër, pasi Administrata Biden rrëzoi një balonë spiune kineze që e kishte përshkuar SHBA-në kontinentale.
Patricia Kim, e specializuar në politikën e Kinës, në Institutin Brookings, thotë se marrëdhënia midis SHBA-së dhe Kinës është në nivel historik të ulët. Dhe një takim Biden-Xi do të sillte stabilitetin shumë të nevojshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Presidenti kinez shkoi për herë të fundit në SHBA në vitin 2017, kur ish-presidenti Donald Trump e priti në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. Marrëdhëniet SHBA-Kinë filluan të përkeqësohen në vitin 2018 kur administrata e Trumpit vendosi tarifa të larta për mallrat kineze me vlerë 50 miliardë dollarë. Por nga ajo kohë vetëm është përkeqësuar për sërë çështjesh tjera, duke përfshirë abuzimet e të drejtave, Tajvanin, teknologjinë dhe pandeminë COVID-19.
SHBA-ja ishte gjithashtu e zhgënjyer me Kinën për mbështetjen e saj për Rusinë në luftën kundër Ukrainës dhe heshtjen ndaj luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Manovrat e shtuara ushtarake të Kinës dhe vendosmëria në Detin e Kinës jugore vetëm sa kanë shtuar tensionet e rritura.
Patricia Kim thotë se angazhimi i të dyja vendeve për t’u takuar ballë për ballë zbulon urgjencën që ata ndjejnë për përmirësimin e marrëdhënieve për të shmangur çdo fatkeqësi katastrofike.
Edhe
Xi Jinping në SHBA pas gjashtë vjetësh, çfarë dëshiron dhe cilat janë pritshmëritë nga takimi me Bidenin?
Scott Kennedy, këshilltar i lartë për ekonominë kineze në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se një takim i suksesshëm është veçanërisht i rëndësishëm për Xinë, i cili po përpiqet të dëshmojë se mund të menaxhojë në mënyrë efektive marrëdhëniet SHBA-Kinë ndërsa përballet me ekonomi të brishtë.
Kennedy thotë se ndërsa është e rëndësishme që Xi dhe Biden të diskutojnë pikat e mosmarrëveshjes në rajonin Indo-Paqësor, nuk ka gjasa që të dyja palët të arrijnë shumë marrëveshje.
Megjithatë, ai është shumë më optimist se bisedat mund të japin rezultate të tjera, si fluturime shtesë direkte midis dy vendeve, viza për më shumë gazetarë dhe rifillim të dialogut ushtarak të nivelit të lartë.