Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni do ta nominojë të bijën e John Kennedyt ambasadore në Australi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet ta nominoj Caroline Kenedyn, si ambasadore të SHBA-së në Australi, kanë bërë të ditur për CNN-në burime të afërta me presidencën.

Caroline Kennedy e cila është vajza e ish-presidentit amerikan John F.Kenedy, ka shërbyer si ambasadore në Japoni gjatë administratës së presidentit, Barack Obama.

Ajo është që një kohë të gjatë një mike dhe aleate e Bidenit e cila kishte paraqitur herët në kampanjë kandidaturën e tij për president ndërkohë që verën e kaluar edhe kishte folur në Konventën Demokratike.

SHBA-ja dhe Australia ndajnë lidhje të ngushta tregtare dhe një marrëdhënie të fortë ushtarake, duke luftuar krah për krah në çdo konflikt të madh që nga Lufta e Parë Botërore. Të dy vendet janë gjithashtu anëtare të aleancës "Five Eyes", një marrëveshje për ndarjen e inteligjencës midis demokracive anglishtfolëse të SHBA-së, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Mbretërisë së Bashkuar.

.