Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka dhënë një nga indikacionet më të qarta se presidenti, Joe Biden, do të kandidojë për një mandat të dytë.
Në një intervistë për Associated Press të premten, Jill Biden ka thënë se nuk ka mbetur “shumë” për t’u bërë, veçse të kuptohet koha dhe vendi për shpalljen e kandidaturës.
Edhe pse presidenti Biden ka thënë prej kohësh se synimi i tij është të kërkojë rizgjedhjen, ai ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën dhe ka luftuar për të shpërndarë pyetjet nëse ai është shumë i vjetër për të vazhduar të shërbejë si president. Bideni do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.
"Ai thotë se nuk ka mbaruar”, ka deklaruar zonja e parë në Nairobi, ndalesa e dytë dhe e fundit e udhëtimit të saj pesë-ditor në Afrikë.
“Ai nuk e ka mbaruar atë që ka nisur. Dhe kjo është ajo që është e rëndësishme”, ka shtuar Biden.
Ndihmësit e Bidenit kanë thënë se një njoftim ka të ngjarë të vijë në prill, pas përfundimit të tremujorit të parë të mbledhjes së fondeve, që është rreth kohës kur presidenti Barack Obama nisi zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes.
Edhe
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Zonja e parë është përshkruar prej kohësh si një figurë kyçe në orbitën e Bidenit teksa ai planifikon të ardhmen e tij.
Por ajo ka hedhur poshtë pyetjen nëse ajo ka votën vendimtare që presidenti të kandidojë për rizgjedhje.
"Sigurisht që ai do të më dëgjojë, sepse ne jemi një çift i martuar”, ka thënë Zonja e Parë, duke shtuar se në fund “ai e vendos vetë”.
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
-
Osmani : Emri im s’do shndërrohet në arsye për bllokadë
-
Gruda: Kurti do zgjedhje, shpërdoroi mundësinë e dytë që ia dha Kushtetuesja