Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni bisedon me Papa Françeskun dhe Netanyahun për konfliktin në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka folur me Papa Françeskun dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën në dy telefonata të ndryshme ku kanë diskutuar zhvillimet në Izrael dhe Gaza.

Në diskutimin me Papa Françeskun, Bideni ka dënuar sulmin nga Hamasi dhe ka diskutuar mundësitë për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, shkruan CNN.

Të dy “diskutuan nevojën për të parandaluar eskalimin në regjion dhe të punojnë për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme”.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë më shumë detaje rreth bisedës në telefonatën me Netanyahun.