Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur në Izrael të mërkurën, ku u prit në aeroport nga zyrtarë të shumtë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.
Vizita e Bidenit në Izrael është gjithashtu vizita e parë e një presidenti në Izrael që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Njeriu i parë i SHBA-së arriti në Izrael vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi vizitën në Lindjen e Mesme.
Kreu i diplomacisë amerikane zhvilloi një sërë bisedimesh me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, jordanianë dhe të tjerë në rajon, me synimin për të gjetur një zgjidhje për t'i dhënë fund konfliktit.
Edhe pse Bideni ishte dashur të takohej me zyrtarë palestinezë dhe jordanezë gjatë vizitës në Lindjen e Mesme, takimet u anuluan pas bombardimit të një spitali në Gaza, ku humbën jetën disa qindra qytetarë.
Politikanët jordanezë kanë deklaruar se organizimi i një takimi është i pamundur për momentin, sepse bisedimet nuk do të çojnë në përfundimin e konfliktit.
Vetë Biden foli për shpërthimin në spitalin e Gazës.
“Menjëherë pasi dëgjova këtë lajm, fola me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit dhe udhëzova ekipit tim të sigurisë kombëtare që të vazhdojë të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur saktësisht”, ka thënë Biden.
