Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk donte të dëgjonte kur inteligjenca amerikane mblodhi informacione se Rusia po përgatitej ta pushtonte Ukrainën.
Duke folur në një ngjarje për mbledhjen e fondeve demokrate në Los Anxhelos të premten, Bideni ka thënë se e dinte se "shumë njerëz mendonin se ai po e ekzagjeronte", kur tha se raportet kishin zbuluar se Vladimir Putin i Rusisë "do të dilte jashtë kufirit", shkruan Sky News të shtunën.
"Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelensky nuk donte të dëgjonte”, ka thënë Biden.
Në javët para fillimit të luftës, më 24 shkurt, disa komentues thonë se Zelensky ishte tërbuar pasi zyrtarët e administratës së Bidenit paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.
-
Ukraina i përgjigjet Bidenit: Kërkuam masa para pushtimit por partnerët s’donin të dëgjonin
-
Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”
-
Bideni do ta takojë Zelenskyn në Shtëpi të Bardhë
-
Biden thotë se bllokimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte “dhuratë Krishtlindjeje” për Putinin
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë