Zyrtarë ukrainas i janë kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, të premten, se ai e kishte paralajmëruar presidentin Zelensky për përgatitjet e Rusisë për luftë, por që ai “nuk kishte dashur të dëgjonte”.
Zëdhënësi i Zelenskyt, Sergei Nikiforov, ka thënë të shtunën se presidenti ukrainas kishte kërkuar atë kohë sanksione parandaluese kundër Rusisë, mirëpo, siç ka thënë, partnerët e Ukrainës “nuk donin të dëgjonin”, raportoi BBC të shtunën.
Nikiforov ka thënë se në atë kohë Zelensky pati tre ose katër biseda telefonike me Joe Biden, dhe liderët shkëmbyen mendime dhe vlerësime të situatës në detaje.
"Prandaj, fraza ‘nuk donte të dëgjonte’ ndoshta ka nevojë për sqarim”, tha ai për gazetën ukrainase LIGA.net.
Një këshilltar tjetër, Mykhailo Podolia, tha se Ukraina e kishte kuptuar se Rusia po planifikonte një pushtim dhe po përgatitej për të.
“Është absurde të akuzosh një vend për rezistencë ndaj agresorit për më shumë se 100 ditë, gjë që ndodh nëse vendet kyçe nuk kanë arritur të ndalojnë Rusinë si masë paraprake”, tha ai.
Edhe
Biden: Zelensky s’donte të dëgjonte kur u paralajmërua për Rusinë
Ai tha se Zelensky ishte i vëmendshëm ndaj paralajmërimeve, por shkalla e pushtimit të Rusisë "tronditi shumë vende, përfshirë partnerët tanë".