Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën, ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raportoi CNN.
Thirrja është planifikuar për në orën 10:45 sipas kohës lokale të SHBA-së, "për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën përballë agresionit rus".
Thirrja vjen një ditë pasi Bideni dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes ndaj sinjaleve që Rusia po “i zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit”, duke sugjeruar se po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës.
"Do të shohim. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë”, ka thënë Bideni në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Bideni vuri në dukje se ndërkohë SHBA-ja do të vazhdojë të "mbajë të forta sanksionet" dhe "t'i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitete për të mbrojtur veten".
-
Bideni do ta takojë Zelenskyn në Shtëpi të Bardhë
-
Biden e Zelensky pajtohen për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë
-
Bideni thërret për bisedë liderët evropianë pas bisedimeve Ukrainë-Rusi
-
Bideni bisedoi me Zelenskyn: SHBA-ja qëndron me popullin ukrainas
-
Bideni flet me presidentin e Ukrainës, pas vendimit të marrë nga Putin