Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Vazhdimi i luftës do të thotë t’i japësh Hamasit atë që e do

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se lejimi i vazhdimit të konfliktit në Gaza “do t’i jepte Hamasit atë çfarë dëshiron”.

Presidenti amerikan ka theksuar se Hamasi e nisi sulmin e 7 tetorit sepse i frikësohet “jetesës krah për krah në paqe të izraelitëve dhe palestinezëve”.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjes dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që e kërkon”, ka shkruar ai në platformën X.

Postimi i tij shkaktoi konfuzion, me disa që ngrehën pyetje nëse Bideni po sinjalizonte zbutjen e qëndrimit të Bidenit për konfliktin, raportoi BBC.

Bideni më parë e ka kundërshtuar një armëpushim, me arsyetimin se nuk do të sillte paqe mes Izraelit dhe Hamasit.

“Derisa Hamasi kapet pas ideologjisë së tij për shkatërrim, armëpushimi nuk është paqe”, pati thënë.

Edhe Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza Botë Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza