Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka njoftuar për masat që do të marrë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në deklaratë, Biden thotë se dënon sulmet e paprovokuar dhe pajustifikuara të Rusisë.
Biden ka thënë se do të takojë liderët e G7 të enjten dhe SHBA-ja dhe aleatët do të vendosin sanksione të rënda ndaj Rusisë.
“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimet që do të sjellë ky sulm. Dhe SHBA-ja dhe Aleatët e partnerët do të reagojnë të bashkuar dhe në mënyrë vendimtare. Bota do ta mbajë përgjegjëse Rusinë”, ka thënë Biden. “Ne do të vazhdojmë të përkrahim dhe ndihmojmë Ukrainën dhe qytetarët ukrainas”.
Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar masa ndaj Rusisë.
“Presidenti Putin ka zgjedhur rrugën e gjakderdhjes dhe shkatërrimit duke lansuar sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Britania dhe aleatët do të reagojnë në mënyrë vendimtare”, ka thënë Biden.
-
Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
-
Bideni godet Putinin, vendos mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë
-
SHBA-ja dhe G7-a do të vendosin sanksione të reja për Rusinë
-
Biden: Putini do të mbahet përgjegjës për luftën kundër botës
-
Udhëheqësit e G7 i diskutojnë sot sulmet ruse mbi Kievin