Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nisur video-konferencën me homologun rus, Vladimir Putin, në kulmin e tensioneve ndërmjet fuqive të mëdha për Ukrainën.
Rusia ka vendosur mijëra trupa në kufir me Ukrainën, me inteligjencën amerikane që ka paralajmëruar se në janar mund të ketë pushtim rus të ish-republikës sovjetike. Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë konfirmuar fillimin e diskutimit ndërmjet liderëve.
Moska kërkon garanci nga SHBA-ja se nuk do të zgjerohet me anëtarësimin e Ukrainës.
Të dy liderët histori të gjatë kundër njëri-tjetrit. Bideni është shprehur haptas se nuk e duron Putinin. Më 2011, pas takimit, kur Bideni ishte zëvendëspresident i ishte shprehur direkt Putinit se “nuk mendoj që ke shpirt”.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i tha televizionit CNN se do të ketë një "masakër vërtet të përgjakshme" nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën dhe paralajmëroi se "djemtë rusë gjithashtu do të kthehen në arkivole", mes alarmit të shtuar për lëvizjet e trupave në kufirin e kombeve.
-
Nxehen tensionet Rusi-Ukrainë, Bideni e Putini të shtunën në telefonatë të rëndësishme
-
50 minuta bisedë në telefon, Bideni i kërkon Putinit ta qetësojë situatën
-
Bideni sot pret telefonatën më të rëndësishme si president
-
Bideni dhe Putini do të zhvillojnë bisedë telefonike mes tensioneve për Ukrainën
-
Putini i përgjigjet pozitivisht gatishmërisë së Bidenit për bisedime rreth Ukrainës