Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të flasë me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, të shtunën, ka bërë të ditur një burim për CNN-in, në kohën kur SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo moment.
Biseda e nivelit më të lartë vjen në kohën kur tensionet janë në majë.
Një numër i madh forcash tokësore dhe asetesh ushtarake ruse e kanë rrethuar Ukrainën dhe Putini mund të aktivizojë në çdo minutë shfrytëzimin e tyre drejt pushtimit.
Megjithatë, nga Shtëpia e Bardhë në SHBA kanë thënë se ky vendim ende s’ka ardhur, por se kjo s’ka ndalur autoritetet amerikane që të ngrisin nivelin e thirrjes për kujdes.
Biseda telefonike e krerëve është caktuar të bëhet në mbrëmjen e së shtunës, sipas kohës sonë lokale. Kjo do të jetë biseda e parë e tyre që nga fundi i dhjetorit. Që nga ajo kohë, Rusia ka shtuar ndjeshëm numrin e trupave afër Ukrainës.