Presidenti amerikan, Joe Biden, ia ka tërhequr vërejtjen presidentit rus, Vladimir Putin, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të reagojnë me vendosmëri dhe se do të ketë pasoja të rënda për Rusinë nëse ai vendos ta pushtojë Ukrainën.
Në bisedën telefonike që zgjati pothuajse një orë të shtunën në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Bideni ia ka bërë të qartë Putinit se çfarë e pret në rast se e pushton Ukrainën.
“Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr çfarëdo pushtimi të Ukrainës, SHBA-ja së bashku me aleatët tanë dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të vendosin çmimin mbi Rusinë. Presidenti Biden ka përsëritur se pushtimi rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje njerëzore dhe do të zbehte qëndrimin e Rusisë”, thuhej në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Telefonata mes dy liderëve është realizuar vetëm pak orë pasi SHBA-ja tërhoqi forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e shumicës së stafit të ambasadës për shkak të frikës se pushtimi rus mund të nisë gjatë ditëve të ardhshme.
Këto vendime janë një tjetër shenjë se SHBA-ja frikësohet se Putini mund të urdhërojë pushtimin në çdo kohë.
Edhe
I dërguari rus thotë se është bërë përparim në bisedimet për paqe në Ukrainë
Mirëpo analisti Aamer Madhani, thotë se telefonata nuk kishte asnjë efekt.
“Bideni dhe Putini folën për gati një orë. Mirëpo asgjë nuk ka ndryshuar. Dinamika, sipas një zyrtari të administratës, ka mbetur e njëjta në javët e fundit. Ata nuk kanë prova, madje edhe pas telefonatës, se Putini dëshiron të ulet dhe të ndjek rrugën e diplomacisë për t’i dhenë fund krizës. Mirëpo ka shumë gjasa që të shndërrohet në veprim ushtarak”.
Pak para telefonatës, Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka akuzuar shtetet perëndimore dhe mediat për nisjen e një fushate të keqinformimit në lidhje me pushtimin e mundshëm të Ukrainës me qëllim që të largojnë vëmendjen nga veprimet e tyre agresive.
Putini dhe Bideni për herë të fundit kanë zhvilluar bisedë telefonike në vitin e kaluar. Para telefonatës, më 7 dhjetor, ata patën negocime nëpërmjet një video-konference. Takimi i parë sy më sy mes Putinit dhe Bidenit si liderë shtetesh u bë në Gjenevë në qershorin e vitit 2021.
Presidenti rus gjithashtu është përfshirë në seri të bisedimeve me liderë të tjerë perëndimorë. Deri më tani, këto bisedime nuk kanë pasur asnjë efekt për qetësimin e situatës.
Edhe
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
Telefonatat e fundjavës nga Putini janë përcjellë me paralajmërimet e së premtes nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë, të cilët kanë shprehur shqetësimet për sigurinë e Evropës dhe të qytetarëve të tyre në Ukrainë.
SHBA-ja ka vlerësuar se Rusia ka më shumë se 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Vetëm gjatë kësaj jave në kufi kanë ardhur mijëra të tjerë, ka vlerësuar një zyrtar i administratës së Bidenit.
Administrata e Bidenit është duke diskutuar mundësinë e tërheqjes së punonjësve të tjerë të Qeverisë amerikane nga Ukraina
Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes ka thënë për CNN-in se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte urdhëruar 3,000 ushtarë të tjerë nga Divizioni i 82-të Ajror që të vendoseshin në Poloni, duke iu bashkuar 1,700 trupave që tashmë janë atje.
Edhe
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
Ushtarët janë vendosur për të ndihmuar amerikanët që mund të përpiqen të largohen nga Ukraina.
Ndërkohë të shtunën, forcat ukrainase kanë mbajtur disa ushtrime në rajonin e Kersonit, 30 kilometra larg Krimesë, në ditën kur shtetet perëndimore u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.