Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Bota po përballet me një dekadë vendimtare

Në adresimin e tij të parë te Kombet e Bashkuara, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është zotur për bashkëpunim me aleatët në “dekadën vendimtare të botës”, raporton BBC. 

Garancitë e tij vijnë pas tensioneve me aleatët shkaku i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe grindjes së madhe diplomatike me Francën për shkak të marrëveshjes për nëndetëse.

SHBA-ja po ashtu ka njoftuar se do të dyfishojë zotimet financiare të saj për klimën deri në vitin 2024.

Në New York po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e 76-ta.

Biden ka thënë se duhet bashkëpunuar në frontet për t’ia dalë.

“Pavarësisht nëse zgjedhim të luftojmë për të ardhmen tonë të përbashkët apo jo, kjo do të ketë jehonë te brezat e ardhshëm. Ta themi thjeshtë, sipas mendimit tim, jemi në një pikë përthyese të historisë”, tha Biden.

Artikuj të ngjashëm