Sundimi i drejtpërdrejt i Spanjës mbi Katalonjën përfundoi me ditën e sotme, pasi është zgjedhur qeveria regjionale, e drejtuar nga Quim Torra.
“Ceremonia shënon fundin e një periudhe të sundimit të drejtpërdrejtë në Katalonja nga qeveria qendrore e Spanjës”, raporton BBC.
Kjo ceremoni u mbajt gati shtatë muaj pasi ky rajon shpalli autonominë e njëanshme prej Spanjës, transmeton KP.
Quim Torra, një aleat i ngushtë i ish-presidentit të shkarkuar, Carles Puigdemont, i cili është në mërgim vetë-imponuar, do të udhëheqë qeverinë.
Autonomia u pezullua pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës në tetor të vitit të kaluar, e cila u shpall e paligjshme në gjykata spanjolle.