Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Beteja për Kievin nga syri i gazetarit

Ushtarët ukrainas kanë tentuar të marrin kontrollin e një fshati në afërsi të Kievit të enjten dhe kanë zhvilluar betejë të ashpër me ushtrinë pushtuese të Rusisë.

Së bashku me ushtrinë ukrainase ishte edhe një gazetar i Radio Evropa e Lirë që xhiroi luftimet në afërsi të fshatit.

Grupi i ushtarëve ukrainas ishte i armatosur me raketahedhës dhe armë të tjera kundër tankeve.

“Jemi këtu për të pastruar fshatin nga përbindëshat që e kanë pushtuar me mjete të rënda. Sipas inteligjencës sonë, këtu ndodhet një batalion rus”.

Një tjetër i drejtohet gazetarit duke i thënë se do të vrarë ushtarët rus si shenjë hakmarrjeje për bombardimin e qytetit të Mariupolit.

“Do të vrasim të gjithë për Mariupolin. Do t’i shumëzojmë ata me zero”.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në javën e tretë. Forcat ruse kanë zgjeruar sulmet duke bombarduar zona të reja në perëndim të shtetit.

Edhe Rusia zgjeron pushtimin në Ukrainë, vret të paktën 8 persona Botë Rusia zgjeron pushtimin në Ukrainë, vret të paktën 8 persona

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar angazhimin e vullnetarëve nga Siria dhe shteteve tjera për të luftuar në Ukrainë.

Lufta ka zhvendosur 2.3 milionë njerëzve nga Ukraina.

Miliona të tjerë janë strehuar nëpër bodrume, stacione të trenave dhe në strehët nëntokësore.