Botë

Rusët e vrarë në qytetin e çliruar ukrainas [PAMJE TË RËNDA]

Faqja ukrainase në Twitter “UkrArmyBlog”, publikoi të dielën pamje të disa ushtarëve rusë, që u vranë në luftime ndaj trupave ukrainase në qytetin Lyman.

Në pamje shihen trupa ruse të vrarë, derisa disa vetura anash të shkatërruara. Këta rusë u vranë në përpjekje për t'i ikur ofensivës ukrainase.

Ukraina ia doli me sukses ta çlirojë qytetin Lyman, që është pjesë e rajonit të Donetskut. Deri në nisje të luftës numëronte 20 mijë banorë.

Trupat ushtarake i kanë vazhduar ofensivat ndaj caqeve ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka propozuar armëpushimin.