Tre persona kanë vdekur e tetë janë lënduar si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin e Kharkivit të dielën, raporton CNN.
Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se forcat ruse po tentojnë të avancojnë por po pësojnë humbje të mëdha.
“Në rajonin e Izumit rusët po tentojnë të avancojnë, por kanë pësuar humbje të rënda dhe kanë dështuar. Okupuesit kanë vazhduar të sulmojnë edhe në Uda dhe Prudyanka, por kanë pësuar po ashtu humbje të rënda”, tha Sinegubov.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se në qytetin Lyman në lindje të Ukrainës të dielën kanë vdekur katër persona si pasojë e bombardimeve ruse. Lyman gjendet në rajonin e Donetskut.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vrarë nga sulmet ruse në Kharkiv
-
Gjashtë të vdekur e tetë të lënduar nga bombardimet ruse në Kharkiv
-
Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Pesë të vrarë e 20 të plagosur nga një sulm rus në Ukrainë
-
Lëndohen 21 persona nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës