Shqetësimet shëndetësore e ndoqën Berlusconin gjatë viteve. Ai vuajti nga sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe u shtrua në spital për COVID-19 në vitin 2020. Agjencia italiane e lajmeve LaPresse të hënën raportoi për vdekjen e Berlusconit, pasi ai u shtrua në spital të premten për herë të dytë brenda muajit për trajtimin e leukemisë kronike. Berlusconi përdori rrjetet e tij televizive dhe pasurinë për ta nisur karrierën e tij të gjatë politike - e shihte veten si shpëtimtarin e Italisë nga ajo që ai e përshkroi si kërcënim komunist, vite pas rënies së Murit të Berlinit
Silvio Berlusconi, ish-kryeministër italian, që u përfshi në skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion, ka vdekur të mërkurën në moshën 86-vjeçare.
Një magnat mediatik, miliarderi Berlusconi mori për herë të parë detyrën e kryeministrit në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011.
Berlusconi përdori rrjetet e tij televizive dhe pasurinë e pamasë për ta nisur karrierën e tij të gjatë politike.
Për admiruesit, ish-udhëheqësi politik ishte burrë shteti i aftë dhe karizmatik, i cili u përpoq ta ngrinte Italinë në skenën botërore. Për kritikët, ai ishte populist që kërcënoi të minonte demokracinë duke e përdorur pushtetin politik si një mjet për ta pasuruar veten dhe bizneset e tij.
Berlusconi lindi në Milano më 29 shtator 1936. I ati i tij, bankier i klasës së mesme. Ai mori diplomë juridike, e në moshën 25-vjeçare themeloi kompani ndërtimi dhe ndërtoi komplekse apartamentesh për familjet e klasës së mesme në periferi të Milanos, pjesë e një bumi të pasluftës. Por pasuria e tij astronomike erdhi nga media. Në fund të viteve 1970 dhe fillimi i viteve ‘80 anashkaloi monopolin televiziv shtetëror të Italisë RAI duke krijuar një rrjet de facto në të cilin stacionet lokale shfaqnin të gjitha të njëjtin program.
Edhe
Vdiq ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi
Rekord për jetëgjatësinë e qeverisë në Itali
Berlusconi e shihte veten si shpëtimtarin e Italisë nga ajo që ai e përshkroi si kërcënim komunist – vite pas rënies së Murit të Berlinit.
Që nga fillimi i karrierës së tij politike në vitin 1994, ai e portretizoi veten si objektivin e një gjyqësori, që ai e përshkroi si simpatizues të majtë. Ai gjithmonë shpallte pafajësinë e tij.
Qeveria e tij e parë në vitin 1994 u shemb pas tetë muajsh kur një aleat që drejtonte një parti antiimigruese fitoi mbështetje. Por, i ndihmuar nga një fushatë agresive që përfshinte postime masive të revistave që tregonin historinë e tij të suksesit, Berlusconi fitoi në vitin 2001. Duke bërë ndryshime të herëpashershme në kabinetin e tij, ai qëndroi në pushtet për pesë vjet, duke vendosur rekord për jetëgjatësinë e qeverisë në Itali.
Mandati i tij i dytë, nga 2001-2006, ishte ndoshta epoka e tij e artë, kur, si kreu më jetëgjatë i Qeverisë së Italisë rriti profilin global të Italisë përmes miqësisë së tij me presidentin e SHBA-së, George W. Bush.
Në vitin 2008, ai u rikthye për atë që do të ishte mandati i tij i fundit si kryeministër. Mandati përfundoi papritur në vitin 2011, kur tregjet financiare humbën besimin në aftësinë e tij për ta mbrojtur Italinë nga nënshtrimi ndaj krizës së borxhit sovran të Eurozonës. Për lehtësimin e fuqisë ekonomike të Gjermanisë, Berlusconi dha dorëheqjen.
Edhe Talenti i tallavasë italianeAkuzat dhe pasojat e tyre
Çështjet penale që rëndonin mbi Berlusconin ishin të shumta. Ai fitonte gjithmonë në apel ose çështjet pezulloheshin. Hetimet kishin në shënjestër ndejat e ashtuquajtura "bunga bunga" të magnatit që përfshinin gra të reja dhe të mitura, ose bizneset e tij, të cilat përfshinin ekipin e futbollit, AC Milan, tri rrjetet më të mëdha private televizive në vend, revista, një gazetë të përditshme, si dhe kompani reklamash dhe filmash.
Vetëm për një akuzë u shqiptua dënim – ishte rast mashtrimi fiskal që rridhte nga shitja e të drejtave të filmit në perandorinë e tij të biznesit. Dënimi u la në fuqi në vitin 2013 nga gjykata më e lartë penale e Italisë, por ai u lirua nga burgu për shkak se tashmë kishte mbushur 76 vjet dhe u obligua për shërbim ndaj komunitetit, duke ndihmuar pacientët me alzheimer.
Ai nuk kishte më vend në Senat dhe iu ndalua të kandidonte ose të mbante poste publike për gjashtë vjet, sipas ligjeve kundër korrupsionit.
Ai u rikthye përsëri në detyrë - u zgjodh në Parlamentin Evropian në moshën 82-vjeçare dhe më pas vitin e kaluar në Senatin italian.
Partia e tij politike, Forza Italia, ishte partner koalicioni me kryeministren aktuale, Giorgia Meloni, lidere e ekstremit të djathtë që erdhi në pushtet vitin e kaluar.
Edhe
Politikani pompoz i Italisë
Miqësia e Berlusconit me presidentin rus, Vladimir Putin, e vuri atë në kundërshtim me Melonin, mbështetëse e vendosur e Ukrainës. Në ditëlindjen e tij të 86-të, ndërsa lufta ishte në kulmin e saj, Putini i dërgoi Berlusconit urimet më të mira dhe vodkë, dhe italiani u mburr se ia ktheu favorin duke ia kthyer verën italiane.
Shqetësimet shëndetësore e ndoqën Berlusconin gjatë viteve. Ai vuajti nga sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe u shtrua në spital për COVID-19 në vitin 2020. Agjencia italiane e lajmeve LaPresse raportoi për vdekjen e Berlusconit, pasi ai u shtrua në spital të premten për herë të dytë në muaj për trajtimin e leukemisë kronike. (Përktheu: Forca Jashari)