Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, nuk është gjetur fajtor për manipulimin e dëshmitarëve në procesin e fundit gjyqësor në lidhje me akuzat për afera seksuale sa ishte kryeministër. Procesi gjyqësor, që ka zgjatur për gjashtë vjet, pritet të jetë i fundit në lidhje me skandalin në të cilin ishte akuzuar se kishte paguar për të kryer marrëdhënie me të mitura.
Në procesin gjyqësor Berlusconi ishte akuzuar se ka paguar dëshmitarët për të gënjyer në fazat e hershme të procesit.
Të mërkurën, e pafajshme është shpallur edhe Karima el-Mahroug, e cila ishte në qendër të këtij skandali. Proceset e mëparshme gjyqësore u mbajtën kur Berlusconi ishte ende në pushtet në rolin e kryeministrit, duke ngritur shqetësime te zyrtarët e sigurisë se ai ishte i pambrojtur ndaj zhvatjes kur ishte nikoqir i të miturave në vilën e tij afër Milanos.
86-vjeçari, që ka shërbyer tri herë si kryeministër, aktualisht është pjesë e Qeverisë italiane. Në sondazhet e fundit është tkurrur përkrahja ndaj tij.