Belgjika ka dëbuar pesë aktivistë danezë të ekstremit të djathtë dhe i ka ndaluar për një vit, pas planeve të tyre për ta djegur librin e shenjtë të Kuranit në një zonë të jetuar nga shumicë myslimanë në Bruksel.
Sekretari i Shtetit për Azilin, Sammy Mahdi, i ka quajtur “kërcënim serioz për rendin publik”.
Sipas faqes së tyre në “Facebook, pesë personat janë të lidhur me politikanin e ekstremit të djathtë danez, Rasmus Paludan.
Paludan ishte dëbuar nga Franca të mërkurën pasi u kuptua qëllimi i tij i djegies së një Kurani në Paris.
Në fillim të vitit, ai ishte burgosur për një muaj në Danimarkë për një sërë akuzash, përfsirë postimin e një videoje kundër islamit, në rrjete sociale.
Në një incident të fundit, policia belge dyshoi se pesë personat po planifikonin djegien e Kuranit në Molenbeek-Saint-Jean, distrikt në Bruksel, raporton një media lokale, përcjell BBC.