Dy britanikë, pjesëtarë të dyshuar të grupit militant të Shtetit Islamik, janë ngarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzat për terrorizëm, për shkak të vrasjes së katër pengjeve amerikane. Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh janë akuzuar për pjesëmarrje në celulën e ISIS-it, të njohur si "The Beatles", që ishte e angazhuar në aksionet e rrëmbimeve në Irak dhe Siri.
Ata tani janë në mbajtje në Byronë Federale të Hetimeve dhe do të paraqiten më vonë në Gjykatën federale amerikane në Virxhinia.
Që të dy i kanë hedhur poshtë akuzat për heqjen e kokave të viktimave, mes të cilëve gazetarë dhe punëtorë humanitarë amerikanë e britanikë, dhe për postimin e pamjeve të rënda të tyre në rrjetet sociale. Nëse shpallet fajtor, dyshja mund të përballet me burgimin e përjetshëm.
-
Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Si i vodhën pajisjet e anglezëve dy afganët e arrestuar?
-
Anglisë i vidhen rekuizitat
-
Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete