Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja synon ta lehtësojë sekuestrimin e aseteve të oligarkëve të sanksionuar

BE-ja ngrin asete në vlerë 32 miliardë dollarë të oligarkëve rusë e bjellorusë

Komisioni Evropian po e shqyrton lehtësimin e formave të konfiskimit të aseteve që janë të lidhura me aktivitete të rënda të jashtëligjshme dhe kriminelë të dyshuar, duke përfshirë edhe ata që shmangin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, raportoi të martën Reuters.

Propozimi legjislativ që pritet të publikohet të mërkurën, ka për qëllim adresimin e një të mete brenda BE-së, ku shumë shtete nuk kanë korniza ligjore të forta për të kapur asetet kriminale, duke bërë më të lehtë për njerëzit e dyshuar që të fshehin burimet dhe përfitimet e tyre nga aktivitetet e paligjshme.

Lufta në Ukrainë e ekspozoi më tej këtë “dobësi”, pasi shumë shtete po përpiqen të ngrijnë pasuritë e të sanksionuarve nga BE-ja për lidhjet e tyre me Kremlinin dhe që shumë prej këtyre vendeve u mungojnë fuqitë ligjore për të konfiskuar asetet e ngrira.

Propozimi legjislativ do të adresonte këto të metë duke krijuar një kuadër të përbashkët ligjor.

Krimet për të cilat do të zbatohen rregullat e reja janë terrorizmi, pjesëmarrja në organizata kriminale, trafikimi i qenieve njerëzore, pastrimi i parave, si dhe shkelja e sanksioneve të BE-së, të cilat sipas një propozimi të veçantë, do të shndërroheshin në krim në të gjithë botën.